Kina është përfshirë nga Koronoavirusi, ku deri më tani janë shënuar më shumë se 500 viktima.

Një video prekëse është bërë virale në rrjet, që tregon një infermiere e cila nuk mund të takojë dot vajzën e saj nga frika se mund të ketë koronavirus, pasi është gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve të prekur.

Vajza i kishte sjellë asaj ushqim, të cilin e lë në shesh dhe më pas e ëma e merr, duke shmangur kështu kontaktin fizik.