Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një universitet në Teksas, ShBA, raportojnë autoritetet lokale sipas mediave ndërkombëtare. 

Nga të shtënat dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Frekuentimi i universitetit u mbyll për disa ditë, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.