Pas panikut nga lajmet e shpërndara në mediat online se koronavirusi po shpërndahet nga kafshët, ka bërë që shumë pronarë gjakftohtë të hedhin kafshët e tyre shtëpiake nga ballkoni ose t’i vrasin.

Në disa foto të shpërndara në media, shihen se trotuaret janë mbushur nga qen dhe mace të gjakosur dhe të ngordhur. Rastet të tilla janë hasur në Tianjin City në Provincën Hebei aty ku shpërtheu edhe virusi.

Sa i përket shpërndarjes së virusit nga kafshët, organziata Botërore e Shëndetit thotë se: “Nuk ka prova që tregojnë se kafshët shtëpiake si macet dhe qentë mund të shpërndajnë koronavirusin”.