Mjekët italianë kanë arritur të izolojnë koronavirusin, virusin përgjegjës për vdekjen e mbi 300 personave deri më tani.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, i cili tha se ky zbulim do të jetë në funksion të gjetjes së vaksinës.

“Do të vihet në dispozicion për bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Një rekord i shkëlqyer italian, në më pak se 48 orë pas diagnositikimit të dy pacientëve të parë. Virologët arritën të izolojnë virusin.”

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj, pas diagnostikimit të një çifti kinez që rezultuan bartës të virusit.