Një incident ka ndodhur sot në SHBA, pranë rezidencës së Presidentit Donald Trump. Dy persona, të cilën lëviznin me një makinë, kanë tentuar të thyejnë pikën e ndalesës së kësaj rezidence, në Palm Beach të Floridas, por janë arrestuar menjëherë nga policia.
Autoritetet e sigurisë hapën zjarr ndaj një makine më ngjyrë të zezë që kaloi përmes dy pikave të kontrollit, me qëllim që të futej në pronën në Palm Beach.
Si rezultat i kësaj, dy personat që ishin brenda makinës janë arrestuar, në tentativë për t’u arratisur. Mediat amerikane raportojnë se gjatë ndjekjes së patrullave të autostradave, hapën zjarr mbi makinën që tentoi të kalojë masat mbrojtëse.
Raportohet se presidenti amerikan kishte planifikuar të mbërrinte në rezidencë.





