Pesë vitet e ardhshme mund të jenë më të nxehtat, të regjistruara ndonjëherë në botë, sipas shërbimeve meteorologjike britanike, që përmendin gjithashtu një rrezik që Toka të arrijë një ngrohje prej +1,5 gradë Celsius deri në 2024-n.
Në parashikimet që studiojnë tendencat klimatike të 10 viteve të ardhshme, “Met Office” thekson se për çdo vit nga 2020-ta deri në 2024-n, temperaturat do të jenë nga 1,06 deri në 1,62 gradë Celsius më të larta se normalja.
Dhe rekordi i 2016-s, deri më tani viti më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, do të arrihet gjatë kësaj periudhe.
“Parashikimet e fundit në pesë vitet e ardhshme sugjerojnë një vazhdim të ngrohjes në përputhje me nivelet e larta të gazit me efekt serrë”, theksoi Doug Smith, personi që ka realizuar këto parashikime.





