Si cicërimat e dallëndysheve në këtë dimër të ashpër që po përjeton Durrësi nga lëkundjet e tërmetit, vijnë zërat e qindra fëmijëve durrsakë që kanë sfiduar gjithçka për t’u bërë pjesë e Festivalit të Këngëve e Valleve Popullore të asambleve të shkollave.
Nxënësit kanë shpehur dëshirë të madhe për të qënë pjesë e këtij festivali, i cili sjell për herë të pestë vallet më të bukura dhe këngë të traditës shqiptare.
Në këtë festival marrin pjesë 23 shkolla, që konkurojnë në dy kategori të ndara sipas moshës së nxënësve, ndërsa programet përmbajnë një këngë, një valle dhe një lojë popullore.
Festivali ngriti siparin në 29 janar për t’u mbyllur më 5 shkurt, me ndarjen e çmimeve.
Arjan Plaku, koreograf dhe organizator i Festivalit, tha se tërmeti nuk ka ndikuar tek fëmijët që me shumë dëshirë e kanë pritur këtë aktiviet, ndërsa së bashku me mësuesit janë pregatitur për të konkuruar e përfaqësuar denjësisht shkollën e tyre.
Festivali nisi me shkollën “Ibrahim Kodra”, ndërsa pritet që për çdo ditë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” nxënësit e shkollave të performojnë pjesët e përgatitura.
K.H.