Një kroçiere me 7 mijë persona në bord u bllokua në qytetin e Civitaveçhia, Itali pas dyshimeve se një çift kinez është prekur nga koronavirusi. Gruaja 54-vjeçare dhe bashkëshorti i saj janë vendosur në karantinë. 6000 pasagjerë dhe 1000 anëtarë ekuipazhi janë bllokuar në mjetin lundrues, derisa të vijë përgjigja e analizave, nëse bëhet fjalë vërtet për koronavirusin.
Në bordin e kroceres “Costa Smeralda” shpërtheu kaosi, pasi kapiteni i portit tentoi të lironte 1 mijë pasagjerë nga anija turistike.
Por kryebashkiaku i qytetit, Ernesto Tedesco, u revoltua me komandantin e portit, Vincenzo Lorenzo për këtë urdhër.
“Je çmendur? Kush e dha këtë urdhër?”, tha kryebashkiaku, që mbërriti në port me një Fiat 500 dhe bërtiti nga dritarja e makinës, raporton Daily Mail.
Mendohet se Leone e dha urdhrin pas disa rezultateve paraprake. Por atij i thanë se duhet të presë rezultatet që vijnë nga një spital në Romë. Paniku në kroçiere nisi kur një 54-vjeçare nga Kina shfaqi simptoma gripi mbrëmjen e shkuar.





