Parlamenti europian votoi mbrëmë daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe nga unioni. Me 621 vota pro dhe 49 kundër, eurodeputetët mbështetën marrëveshjen e arritur mes Brukselit dhe Londrës.

Nuk munguan as emocionet në këtë seancë pasi pjesa më e madhe e deputetëve nisën të këndojnë këngë tradicionale britanike në shenjë solidariteti, ndërsa disa prej tyre nisën të përloten.

Ndërsa Nigel Farage përshëndeti lajmin duke u shprehur se Britania nuk do të kthehet më kurrë në union. Disa eurodeputetë thanë se ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej sërish një ditë në BE.