Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës. Burimet bëjnë me dije se policia e Shkodrës, forcat RENEA dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në disa zona të qytetit të Shkodrës dhe fshatra përreth për kapjen e shtetasve në kërkim.

Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Tre kokat e shpallura në kërkim janë Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe D. Rexhepi nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin mafioz duke vrarë Jan Prengën, baba të 5 fëmijëve.

Emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak.