Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin shira afatshkurtra në territor, zonat malore do të jenë në ndikimin e reshjeve të pakta të dëborës.

Mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-perëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 2 – 3 ballë.