Qytetarët e Durrësit nuk po gjejnë paqe. Lëkundjet e tërmetit të njëpasnjëshme prej mbrëmjes së shkuar iu kanë rikthyer në memorie, mbrëmjen e 26 nëntorit, në të cilën humëbn jetën 23 persona në Durrës e qindra banesa u shkatërruan.

Tërmeti i mbrëmshëm iu riktheu të freskëta kujtimet e frikshme, duke bërë që qytetarët të dalin në rrugë në të ftohtin e mbrëmshëm. Shumë qytetarë qëndruan përgjatë gjithë natës jashtë në makina, në lulishte, e të tjerë tek të afërmit, ndërsa këto lëkundje nuk shkaktuan dëme të tjera tek objektet e banueshme përveç ankthit, panikut, tmerrit që po ripërsëristet.

Mjaft qytetarë janë rikthyer në banesat e tyre të dala të pabanueshme, sepse bashkia e Durrësit nuk ka kaluar fondet e bonusit të qirasë, pas dy muajsh që kanë dalë të pastrehë. As rindërtimi i banesave nuk ka nisur, madje nuk është vënë asnjë tullë në asnjë banesë të prishur të qytetarëve, të cilëve iu shkatërrua pasuria e gjithë jetës së tyre.

K.H.