Një grua e cila ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, i është nënshtruar kontrollit shëndetësor lidhur me mundësinë e infektimit nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga burime në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas kësaj qendre spitalore, pas testimeve të kryera rezulton se gruaja fatmirësisht nuk është infektuar nga virusi.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaron se:

“Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus.”