Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku u pritën në një takim nga kancelarja gjermanr, Angela Merkel.
Në një postim në Facebook, Balla shkruan se kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë për vendin tonë.
POSTIMI I BALLËS
Kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”.
Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Mirënjohje Kancelares dhe Bundestagut gjerman për vlerësimin dhe për mbështetjen e fortë në rrugën e Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në BE.





