Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e parë publik në detyrën e saj të re në vendin tonë, pasi i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidenti Ilir Meta.
Ambasadorja Kim tha se SHBA-të janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet më e fortë, më e aftë dhe që të forcojë kandidaturën e saj për në BE.
“Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, por edhe në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë që puna e vështirë është më e lehtë kur ke aleatë pranë teje. SHBA-të janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet aleate edhe më e fortë edhe më e aftë. SHBA-të janë të përkushtuar që ta ndihmojnë që të forcojë Shqipërinë për kandidaturën në BE. Mezi pres që të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë por të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi. Jam besimplotë se teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë do të vijnë. Nuk ka dyshime se SHBA-të e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri mezi po pres që të njoh ju, vendin tuaj, kulturën tuaj. Jemi miq, aleatë dhe jemi partnerë”, tha Kim.





