Një ditë më parë në qytetin e Durrësit është organizuar kampionati i 10-të i ping-pongut për shkollat 9-vjeçare të rrethit.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, organizatore e këtij aktiviteti përmes një postimi në Facebook, ku jepet edhe lista e shkollave fituese, të përfaqësuar nga nxënësit e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Më datën 24.01.2020 QKF Durrës organizoi kampionatin e 10 të ping-pongut për shkollat 9-vjeçare të rrethit.

Klasifikimi në përfundim të aktivitetit ishte ky:

Për vajza:

  • Vendi i parë: Shkolla “Maria Kaçulini”
  • Vendi i dytë: Shkolla “Ibrahim Kodra”
  • Vendi i tretë: Shkolla “Migjeni”

Si individë:

  • Vendi i parë: Samanda Agolli (shkolla “Maria Kaçulini”)
  • Vendi i dytë: Izabel Sulko (shkolla “Ibrahim Kodra”)
  • Vendi i tretë: Luana Gjyzeli (shkolla “Migjeni”)
  • Vendi i katërt: Laura Kërtalli (shkolla “H. Ali Podgorica”)

Për djem:

  • Vendi i parë: Shkolla “Kushtrimi Lirisë”
  • Vendi i dytë: Shkolla “Iliria”
  • Vendi i tretë: Shkolla “Migjeni”

Si individë:

  • Vendi i parë: Skënder Mustafai (shkolla “Kushtrimi Lirisë”)
  • Vendi i dytë: Kleidi Hasanbelli (shkolla “Iliria”)
  • Vendi i tretë: Fresil Heba (shkolla “Migjeni”)
  • Vendi i katërt: Saimir Hasanbelli (shkolla “Iliria”)