Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë. Në një reagim të shpërndarë nga ambasada e SHBA, në Tiranë Yuri Kim, deklaron se është gati t’i përvishet punës.
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, mësohet të ketë thënë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në ditën e saj të parë në ambasadë.





