Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.
Sipas IGJEUM, lëkundja ka pasur magnitudë 3.5, por ajo ka shkaktuar momente frike te njerëzit. Kujtojmë se Korça është tronditur dy herë nga tërmetet muajt e kaluar, në qershor dhe nëntor. Ai i regjistruar në muajin qershor shkaktoi dëmet më të mëdha materiale.
Thellësia e lëkundjes sizmike të regjistruar sot ka qenë 5 km.





