Isli Hidi u largua në verë nga Teuta, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij te Bylisi, të cilët po i surprizojnë të gjithë në këtë sezon të ri me rezultatet e arritura deri tani.

U diskutua shumë për sa i përket largimit të portierit nga Teuta asokohe, kur trajner i durrsakëve ishte Bledi Shkëmbi. Ishte pikërisht ky i fundit që ka sqaruar gjithçka për sa i përket atij largimi, teksa është shprehur:

“Ndoshta Hidi mund të ketë qenë edhe i pakënaqur. Edhe nëse unë do të isha në vendin e tij dhe ai në timin do të isha i pakënaqur po të më thoshin që nuk do jem më në skuadër. Kjo i përket të kaluarës dhe ka mbaruar për mua. Unë kështu i mendoj gjërat. I uroj atij suksese dhe i them që po bën paraqitje të shkëlqyera”, u shpreh Shkëmbi.