Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin Vejprty në Çeki. Si pasojë, deri më tani raportohet se kanë humbur jetën tetë persona dhe janë lënduar 29 të tjerë.
Sipas njoftimeve të medieve vendase, ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e zjarrit, teksa policia po heton për ngjarjen.





