Isabel dos Santos, gruaja më e pasur në kontinentin e Afrikës po mendon që të kandidojë në 2020-ën për Presidente të Angolës.

Në fakt, kjo nuk është zgjedhje rastësore e saj pasi Dos Santos është vajza e ish- Presidentit të tretë të Angolës, José Eduardo dos Santos i cili qeverisi për 38 vite.

Të ardhurat e saj shkojnë deri në 2.2 bilion dollarë sipas Forbes, por në Angolë ka një gjyq të hapur për Isabela dos Santos, ku akuzohet për një skandal të madh financiar.

Ajo u emërua nga i ati si kryetarja e firmës shtetërore të naftës në Angola, Sonangol në 2016-ën dhe u shkarkua nga pasardhësi i Jose Eduardo dos Santos, Presidenti Joao Lourenço.

Në një gjyq muajin e kaluar u vendos që Isabela Dos Santosit t’i ngrijnë të gjitha llogaritë bankare në Angola kurse tani Prokuroria kërkon sekuestrimin e 1 bilion dollarëve prona, që pretendon se i takojnë shtetit. Edhe vëllai i saj nga babai, José Filomeno Dos Santos është në një gjyq në Angola ku akuzohet për korrupsion.

Vajza e ish-Presidentit thotë se nëse kthehet në Angola i rrezikohet jeta por gjyqet ndaj saj i konsideron politike të motivuara nga Presidenti aktual Lourenço që kërkon të ketë pushtet absolut. Për një media portugeze ajo tha se është e mundur që të kandidojë në zgjedhjet për presidente të Angolës.