Luis Suarez mendon ndryshe nga shumica. Ai thotë se trajneri Ernesto Valverde nuk ka asnjë faj dhe thekson se katalanasit e humbën ndeshjen duke bërë gabime që mund t’i shmangnin.

“Nuk e di nëse kjo humbje është nga ato që do të na mësojë gjëra për të ardhmen, por di që duhet të korrigjohemi shumë. Nuk mund të bëjmë gabime të tilla kur kemi ndeshjen nën kontroll. I lejuam që të luanin në kundërsulm”, ka thënë fillimisht uruguaiani.

Ai foli edhe për të ardhmen e trajnerit, për të cilin tha se nuk ka faj.

“Këto janë diskutime që bëhen në klub dhe mendoj se trajneri nuk ka asnjë faj në këtë humbje. Ishin gabimet e lojtarëve. VAR? Nuk është logjik, por është ai që vendos drejtësi”, përfundoi Suarez.