Real Madrid ka filluar të mendojë shumë për të ardhmen dhe Brazili duket se është “marketi” i preferuar i “Los Blancos”. Pas afrimeve të Vinisius dhe Rodrigo, një tjetër talent “seleçao” do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”. Reinier Zhezus Karvajo është blerja më e re e presidentit Florentino Perez.
Sipas medieve spanjolle 17-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi. Mbetet akoma jo e saktë shifra e transferimit. Klauzola e lojtarit është 62 milionë euro, me Realin që mundohet ta ulë sa më shumë të jetë e mundur. Tratativat pritet të mbyllen për rreth 50 milionë euro. Reinier është një nga lojtarët më premtues të kampionatit brazilian.
Mesfushori regjistron 14 ndeshje me ekipin e parë të Flamengos dhe ka arritur të shënojë 6 gola. Është fitues i “Copa Libertadores” dhe kampionatit brazilian.





