Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që la gjurmë te gjithësecili prej durrsakëve, ka qenë padyshim ngjarja e vitit, jo vetëm për Durrësin që u godit më rëndë, por për gjithë Shqipërinë.

Interesi i lexuesve në ato ditë të rënda që po kalonte vendi ka qenë maksimal për t’u njohur me zhvillimet më të fundit; bilancin e viktimave e të plagosurve, ndërtesat që ishin shkatërruar e ato që do të shembeshin, apo çfarë do të ndodhte me banesat e riparueshme dhe strehimin e banorëve që kishin mbetur mes 4 rrugëve.

Në agjencinë e lajmeve “DurrësLajm“, 10 lajmet më të lexuara përgjatë gjithë vitit (1 janar – 30 dhjetor 2019) kanë qenë absolutisht të gjitha ato që në fokus kushin tërmetin.

Se si u drodh frikshëm toka në Durrës në momentin e rënies së tërmetit në orën 03:54 të datës 26 nëntor, është lajmi më i klikuar shoqëruar me pamje të siguruara nga “DurrësLajm” në një prej kamerave të sigurisë të një firme private.

Listat e emrave të familjeve që përfitojnë bonusin e qirasë, apo edhe listat e objekteve të shpallura të pabanueshme e atyre për t’u shembur kanë pasur interes për ndjekësit tonë.

Më poshtë, po rendisim lajmet më të lexuara nga vendi i parë në vendin e dhjetë – klikoni mbi titullin përkatës për të lexuar lajmin:

  1. Ja si dridhet frikshëm toka në Durrës nga tërmeti, qytetari ulet në gjunjë (VIDEO) 
  2. LISTA/ Këto janë pallatet e shpallura të pabanueshme në Durrës, mos qëndroni brenda tyre!
  3. Ja si iu përgjigjet biznesmeni Hazir Gashi banorëve durrsakë që iu dëmtuan rëndë pallatet (FOTO)
  4. Gjykata e Durrësit jep vendimin për 9 të arrestuarit për tërmetin, një humb ndjenjat në sallë (VIDEO)
  5. LISTA/ Emrat e 2553 familjeve në Durrës të prekura nga tërmeti që fituan bonusin e qirasë
  6. LISTA/ Emrat e 1310 familjeve në Durrës të prekura nga tërmeti që fituan bonusin e qirasë
  7. U dëmtua nga tërmeti, ndërtuesi riparon pallatin në Durrës para Vitit të Ri (VIDEO)
  8. E frikshme/ Rrëzohet komplet pallati në Durrës, ka njerëz nën rrënoja
  9. LISTA E PLOTE/ Objektet që janë shembur dhe do të shemben në Durrës
  10. Pallati i njohur në Durrës, dëmtime të shumta (FOTO)