Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së.
Arilena do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj”, një baladë dashurie që preku zemrat e të gjithëve.
Në momentin para shpalljes së çmimit i gjithë publiku në sallë thërriste në kor emrin e saj.
Trofeu iu dorëzua nga këngëtarja Jonida Maliqi, fituesja e vitit të kaluar të Eurovizion.
“Bëj muzikë sepse i kam dedikuar jeten time. Kam kënduar që 14 vjeçe”, tha Arilena pas marrjes së çmimit.
Vendin e dytë e zuri Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”. Ndërsa Sara u rendit e treta në Fest ‘58.