Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka tronditur Italinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, epiqendra e këtij tërmeti ishte në jug të Italisë, rreth 99 km nga Roma.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 17:35, ndërkohë thellësia e tij ka arritur në 14 km.