Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Hong Kong. Një protestues, i cili mbante edhe një thikë me vete, i ka kafshuar veshin një politikani lokal duke bërë që e gjithë skena e përplasjes të ngjante si “film horror”.
MediEt ndërkombëtare raportojnë se agresori që mbante një thikë në dorë shkaktoi panik të madh te qytetarët, ndërsa i gjithë episodi i dhunshëm u regjistrua në ambientet e jashtme, pranë një qendre tregtare.
Sipas asaj që raporton “BBC”, politikani i lënduar në Hong Kong është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë. Turma nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje politikanit dhe kanë tentuar ta neutralizojnë agresorin.
Nga përplasja mes tyre mbetën gjashtë persona të plagosur, ndërsa u arrestuan edhe tre të tjerë.





