Një aeroplan i vogël është rrëzuar në ishullin e Qipros në territorin turk. Në bordin e avionit, që besohet se kryente manovra stërvitore, ndodheshin dy persona të cilët kanë humbur jetën.
Ata janë dy turqit Serkan Özcezarlı dhe Hakan Çetinkay. Sipas të dhënave të autoriteteve turke qipriote, dy viktimat ishin anëtarë të Federatës së Garave Ajrore.
Nga informacionet paraprake raportohet se aeroplani ishte duke u ulur në pistë, kur piloti humbi kontrollin dhe u përplas në tokë. Shkaqet janë të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për këtë aksident ajror.





