Shoferi i kamionit që u arrestua pas vdekjes së 39 emigrantëve në kamionin e tij frigoriferik, doli sot në gjyq dhe u akuzua nga prokuroria angleze se ka 10 muaj që punon në trafikun ndërkombëtar të qenieve njerëzore.
Ndaj tij janë ngritur 39 akuza të vrasjes nga pakujdesia, dy akuza për trafik njerëzor dhe një akuzë për pastrim parash.
25-vjeçari nga Irlanda e Veriut, gruaja e të cilit është në pritje të një fëmije, nuk shfaqi emocione teksa prokurori i lexoi akuzat.





