Boris Johnson ka thënë se do t'u japë deputetëve më shumë kohë për të debatuar mbi marrëveshjen e Brexit, por vetëm nëse ata bien dakord për zgjedhje të përgjithshme në 12 dhjetor. Johnson tha se ai priste që BE ta zgjaste afatin e përcaktuar për Brexit-in në 31 tetor, edhe pse nuk e dëshironte një gjë të tillë.

Johnson u kërkoi rivalëve Laburistë që të mbështesnin një votim mbi datën e zgjedhjeve që planifikohet të mbahet javën e ardhshme. BE pritet të japë verdiktin e saj mbi shtyrjen e Brexit të Premten.