39 personat e gjetur të vdekur në kamionin e tmerrit drejt Britanisë së Madhe, janë shtetas kinezë.
Sipas BBC, policia po vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes.
Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol”.
Stafi i ambulancës zbuloi kufomat e 38 të rriturve dhe një adoleshenti në kamion në Parkun Industrial Waterglade në Grays, pas alarmit që u dha.
Traileri mbërriti në Purfleet nëpërmjet lumit Thames, nga Zeebruge e Belgjikës.





