Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhen brenda territorit të saj.
Ushtarë që mbajnë flamurin kombëtar sirian janë fotografuar këtë të hënë në Tall Tamr, 20 milje larg qytetit të Sari Kani ku ka pasur beteja të ashpra gjatë fundjavës, e ku është sulmuar edhe një karvan me ndihma mjekësore ku mbetën të vrarë 11 persona, përfshirë edhe 1 gazetar.
Drejtuesi i kurdëve arriti një marrëveshje me Assad gjatë kësaj kohe duke pranuar t’ua lëshojnë atyre kontrollin në zonën kufitare me Turqinë, në mënyrë që lideri sirian të urdhëronte ushtrinë që të zhvendosej në mbrojtje të tyre.





