Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i një ariu.

Sipas mediave të huaja, politikani rus humbi jetën ditën e djeshme, teksa kishte dalë për gjueti.

Mësohet se ai vrau një kafshë të egër, dhe më pas shkoi ta shikonte dhe në këtë moment u sulmua nga ariu, i cili ishte afër.