Katër policë francezë janë vrarë me thikë nga një person këtë të enjte jashtë selisë qendrore të policisë në Paris. Mediat franceze raportojnë se agresori, i cili u raportua të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua për vdekje nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në oborrin e ndërtesës së policisë, zona në qendër të Parisit e cila është mbyllur.
Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner ka dalur në vendin e ngjarjes, raporton BBC.





