Procedimi i parë gjyqësor në Gjermani filloi, ndërsa 450.000 pronarë të makinave me naftë Volkswagen i janë vënë kundra kompanisë. Ata argumentojnë se kompania u detyrohet një kompesim për shitje të makinave, bazuar në të dhënat e rreme të emetimeve.

Skandali deri më tani i ka kushtuar kompanisë 30 miliardë euro. Ky gjyq do të zgjidhë pikat e ligjit dhe paditësit më vonë do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesat për kompensim.

Pjesë e marrëveshjeve të Volkswagen deri më tani përfshijnë blerjen mbrapsht të 500.000 makinave në Shtetet e Bashkuara, ku ka rënë dakord të paguajë më shumë se 25 miliardë euro. Ndërsa në Australi kompania do të paguajë 127 milionë dollarë australian për të kompesuar pronarët.

Ndërkohë që javën e kaluar u zbulua se tre drejtues aktual dhe të mëparshëm të Volkswagen ishin akuzuar për manipulim të tregut në lidhje me skandalin e emetimeve të naftës.