Si shkak i reshjeve të dendura të shiut në Indi kanë vdekur rreth 120 njerëz ku mes tyre, 64 viktima janë shënuarvetëm në  24 orët e fundit është raportuar nga autoritet përkatëse. Shirat monso, të shoqëruar nga stuhi dhe vetëtima, goditën pjesë të mëdha të shteteve Uttar Pradesh dhe Bihar që nga e enjtja e javës së  kaluar dhe  akoma nuk kanë pushuar. Shirat e vazhdueshëm, kanë shkaktuar rërzimin e pemëve, të shtyllave të energjisë elektrike, si dhe ka rrëzuar çatitë e shtëpive.

Zyrtarët në Departamentin e Menaxhimit të Fatkeqësive në Uttar Pradesh thanë se 49 njerëz të tjerë u vranë  si shkak i shiut, përveç 64 vdekjeve të raportuara që nga e enjtja.

“Situata është e rëndë në rrethet lindore, pa hequr dorë nga shirat. Vdekjet ishin për shkak të përplasjeve të shtëpive, rrufetë, përmbytjet  dhe kafshimet e gjarprit”, tha Ashutosh, një zyrtar që përdor vetëm një emër.

Shirat përmbytën shtëpi dhe spitale, duke prishur jetën e mijëra njerëzve në vend.  Zyra e motit ka parashikuar se reshje  shiu do të vazhdojë  të ketë edhe ditën e sotme.