Një 14-vjeçare ka humbur jetën në Kazakistan, pasi i shpërthu telefoni që kishte vendosur në karikim, mbi jastëkun e saj.
Prindërit e adoleshentes e gjetën vajzën të vdekur në mëngjes. Sipas ekspertëve telefoni ishte mbinxehur gjatë karikimit dhe në orët e para të mëngjesit shpërtheu duke dëmtuar rëndë në kokë 14-vjeçaren,
Adoleshenten e kishte zënë gjumi me telefonin afër kokës së saj, teksa dëgjonte muzikë. “Pajisja e saj ishte futur në një prizë elektrike”, tha policia.
Marka e telefonit nuk është bërë e ditur. Rastet e telefonave që shpërthejnë në karikim, por edhe në gjendje të lirë kanë ndodhur edhe më parë, megjithëse të rralla, duke u marrë jetën përdoruesve





