Në Doha është duke u mbajtur kampionati Botëror i Atletikës. Temperaturat e larta që mbizotërojnë në këtë pjesë të globit, kanë detyruar organizatorët qe t’i zhvendosin garat në orët e vona të mbrëmjes.

Kështu ka ndodhur edhe me garën e rezistencës, atë të maratonës për femra. Temperaturat mbi 30 gradë celcius dhe lagështia e lartë kanë sjellë shumë shqetësime për konkurentet.

Garuese që linin garën në mes ose që transportoheshin me karrocë me rrota bënë që kjo të quhej si “maratona e vetëvrasjes”. Pasojat shëndetësore ishin të shumta aqsa tre konkurentet kryesore per të fituar këtë garë, u dorëzuan në mes.

Gara u fitua nga keniania Ruth Chepngetich me kohën 2h32’46”, dukshëm koha më e lartë e regjistruar në histori; që vërteton kushtet jonormale për një garë.