Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët. I ftuar në një debat politik në televizionin "Rai", Renzi shpjegoi motivet e largimit.

“Prej 7 vitesh kam kërkuar dëshpërimisht që t’u dedikoj atyre eksperiencën time politike. Megjithatë jam përballur vetëm me sherre, polemika e ndarje, që u bënë të përditshme. Partia e viteve 1900 nuk funksionon më. Është nevoja e diçkaje të re, argëtuese dhe të gjallë”.

Renzi njoftoi se ka marrë nga ish-partia e tij demokrate, 25 deputetë në dhomën e ulët dhe 15 në senat. Në media është përfolur se drejt partisë së tij mund të ketë rrjedhje edhe nga Forca Italia.

Kreu i socialdemokratëve europianë Frans Timmermans akuzoi Renzin për shkatërrim të unitetit të partisë për qëllime personale që i japin forcë vetëm të djathtës.

Sondazhet tregojnë se partia e sapoformuar ka mbështetje prej 3.8%, ndërsa demokratët kanë rënie me 1% në elektoratin e tyre.