Konkuroi në kërcim për së gjati dhe 103-vjeçari arriti të fitonte medaljen e artë. Bëhet fjalë për Giuseppe Ottaviani i cili filloi të merrej me sport në moshën 70-vjeçare.
I mërzitur sepse kishte dalë në pension, ai nisi të rriste dozat e stërvitjes.Së fundmi vendosi të merrte pjesë në kampionatin Europian të Mjeshtrave të Atletikës duke fituar medaljen e artë në kërcim për së gjati. Ai ka kërcyer 66 centimetra, duke qenë konkurenti i vetëm për moshën 100-vjeç.
Përveç ovacioneve, kërkesat e një fotoje me 103-vjeçarin kanë qenë të shumta.
“Jam i lumtur që jam akoma këtu", komentoi ai midis miqve." Sporti është jeta, është i mirë për shëndetin dhe mund të praktikohet në të gjitha moshat”.





