"Ne kurrë nuk do ta harrojmë 11 shtatorin 2001."

Këto fjalë i ka përcjellë sot gjithë botës, Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së në një foto domethënëse me bashkëshortin e saj, Presidentin Donald Trump.

Fotografia me mesazh është publikuar sot, në përkujtim të 18-vjetorit të sulmeve terroriste në Amerikë, që morën jetën e mijërave qytetarëve të pafajshëm.