Nga Andi Bejtja
Ndoshta për herë të parë në historinë e saj si organizatë, OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme.
Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. I vetmi kuriozitet ka të bëjë me faktin se si mund të skanohen një palë votime moniste nga një organizatë e profilizuar për të montuar zgjedhje pluraliste.
Ndaj, për një njeri që e lexon me dy gram tru në kokë këtë Raport, i duken pa kuptim, jo vetëm titujt qesharak të lëpirëseve të qeverisë të tipit “Zgjedhjet plotësuan standartet, ishin plotësisht të lira”, por edhe titujt seriozë “Raporti rrëzon, zgjedhjet e 30 Qershorit”.
Shkurt dhe shqip: OSBE-ODIHR, i quan këto zgjedhje të jashtëligjshme. Ky raport fillon dhe mbaron te ky paragraf: “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë e zgjedhjeve lokale, nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi I këtij akti i nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Shqip, Anglisht, pikë, fillon dhe mbaron këtu e gjithë historia e votimeve të 30 qershorit. Pas botimit të dekretit në fletoren zyrtare zgjedhjet duhej të mbaheshin më 13 tetor, automatikisht 30 qershori bëhet nul.
Ky puç institucional, ka sjellë me radhë derivate shkeljesh ligji, një pas një, që nga interpretimi i Kolegjit zgjedhor, reagimi KQZ, etj etj, duke i bërë së pari dhe së fundmi votimet e 30 qershorit të jashtëligjshme.
Kjo që ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, më shumë se sa një grusht për standartin e zgjedhjeve pluraliste, qe një vare e rëndë në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokracisë. Koha dhe këto sidomos këto 30 vjet kanë dëshmuar se gjëja më e vështirë për ne, kanë qenë ndërtimi shtetit ligjor dhe vendosja e sidomos më shumë mbajtja e atyre standarteve që mezi i vendosim.
30 qershori i vitit 2019, jo si histori zgjedhjesh pluraliste, por si kulmi I historikut të antentave ndaj shtetit ligjor, që janë bërë në Shqipëri ndër vite, na ka kthyer shumë pas. Shumë individë, organizata, do e lexojnë me vëmendje këtë Raport final, për një palë zgjedhje të jashtëligjshme: disa për të gjetur justifikime për për varenë që i ranë këtij shteti, disa ndoshta dhe se kanë frikë se një ditë mund të përgjigjen ligjërisht për këtë krim e puc institucional që kanë bërë. Po me dorë në zemër e me ndërgjegje këtë raport për një palë zgjedhje të paligjshme, duhet ta lexojë sidomos zyrtari i nderuar amerikan, tashmë i dërguar i posaçëm për Ballkanin Mathew Palmer, i cili edhe pas dekretit të Presidentit të Republikës, bëri thirrje publike që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.
Askush nuk e vë në dyshim që zoti Palmer është nisur nga dëshira të mira, por pas publikimit të këtij raporti final nga OSBE-ODHIR, parë nga aspekti i forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, ai nuk është as më shumë e as më pak, por në rastin më të mirë: një nga ata që penguan botimin e Dekretit të Presidentit ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. /Syri.net