Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës njofton se gjatë muajit gusht 2019 u realizua në Amfiteatrin e Durrësit projekti i pajantimit të disa mureve, që ndodhen pranë zonave, ku kanë filluar gërmime arkeologjike.
Ky projekt, që synonte mbrojtjen e këtyre mureve gjatë procesit të gërmimit, i propozuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR), ka qenë një nga angazhimet prioritare të DRKK Durrës, gjatë këtij muaji.
Th.M.