Plazh i famshëm Sant Sebastià në Barcelonë, u evakuua pjesërisht, pasi në ujërat e tij u zbulua një bombë e pashpërthyer.
Ekspertët xhenierë e lëvizën bombën jashtë detit, ku dhe e detonuan me sukses. Në operacion u përfshi edhe marina spanjolle, raporton BBC.
Pajisja besohet se i përkiste periudhës së luftës civile spanjolle, 1936-39 dhe përmbante rreth 70 kilogramë eksploziv.
Bomba u gjet nga një oficer policie të dielën, rreth 25 metra larg bregut.
Disa pjesë të plazhit Sant Sebastià, që tërheq me miliona turistë çdo vit, qëndruan të mbyllura për publikun të hënën, për arsye sigurie.





