Shteti i Indonezisë ka vendosur që të zhvendosë kryeqytetin në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo. Lajmin e dha presidenti i këtij vendi, Joko Widodo.

Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore. Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit. Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.

Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara. Projekti ambicioz do të kushtojë rreth 32.7 miliardë dollarë.