Policia ka arrestuar një person pasi i shkoi në shtëpi një 56-vjeçari dhe pas një konflikti për motive të dobëta e qëlloi me thikë.
Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm në Kodër Kamëz.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.
Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë). Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurori





