Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sonte në qytetin e Laçit.
Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.
Mësohet se i plagosuri është i riu 19-vjeçar, Edon Martini.
Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.





