Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur për dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Salvini përmes një mesazhi në “Facebook”.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me inicialet M.M., i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, shkruan ministri në Facebook.