Gjashtë anije tregtare me mbi 22 mijë tonë mallra të ndryshme pritet të akostohen gjatë kësaj fundjave në kalatat e portit të Durrësit.
Nga burime të Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se anijet “Rafaelo”, “NS Pride” dhe “Ramus” që do të shkarkojnë skrap dhe lënëd të parë për prodhimin e çimentos pritet të mbërrijnë të premten pasdite, ndërsa tre anije të tjera me grurë, makineri dhe çimento do të akostohen në kalatat e Terminalit Perëndimor të shtunën dhe të dielën.
Nga të dhënat operative të Qendrës së Informacionit në APD, në Terminalin e Mallrave Gjenerale (Terminali Perëndimor), që administrohet nga APD, gjatë muajit korrik janë përpunuar 20 anije tregtare me afro 42 mijë tonë mallra të ndryshme.
Sipas të dhënave operative, katër nga 20 anijet e përpunuara në korrik kishin sjellë grurë dhe katër të tjera melaminë për industrinë e mobilieve. Anijet e tjera kanë shkarkuar xhama, sojë, makineri, mallra ushqimore dhe llamarinë.