Në një intervistë për "Gazetën shqiptare", moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejlerit ka folur për largimin e saj nga Digitalb, pushimet luksoze në Mykonos dhe projektet e reja.

Ilda ka zbuluar se arsyeja e kësaj lëvizjeje është sherri mes saj dhe Shakohoxhës ndërsa ka konfirmuar lajmin se në shtator do ta shohim në Top Channel në një projekt që ka vendosur ta mbajë sekret edhe pak ditë.

"Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në  Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si "cliche", por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak", ka thënë Ilda.

Përsa i përket sherrit të diskutuar mes saj dhe Dritan Shakohoxhës, ajo është përgjigjur kështu:

“Natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në punën time, në atë që di të bëjë më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”